Jeta e pavlerë e qytetarit - Gazeta Express
string(26) "jeta-e-pavlere-e-qytetarit"

OP/ED

Gazeta Express

06/07/2023 15:35

Jeta e pavlerë e qytetarit

OP/ED

Gazeta Express

06/07/2023 15:35

Të dhënë pas “temave të mëdha”, pushtetarët lokalë e qendrorë po merren pak me problemet reale të qytetarëve. Për fat të keq njerëz vdesin nga vërshimet, të tjerëve iu rrezikohet jeta nga ndërtimet. Por, më të rëndësishme janë dialogu me Serbinë dhe betejat politike me rivalë.


Imer Mushkolaj
Nexhmedin Spahiu është në hall. Shtëpia e tij dhe e fqinjve të tij në Mitrovicën e Jugut rrezikon të shembet, si shkak i një ndërtimi të lartë në afërsi. Spahiu ka alarmuar publikisht, i bindur se bëhet fjalë për një rast korruptiv, nëtë cilin mund të jenë të përfshira institucione lokale dhe
qendrore.
Rasti i Spahiut është vetëm një ndër shumë të tjerë të ngjashëm, anembanë vendit, të cilët kanë rënë viktima të asaj që njihet gjerësisht si ”mafia e ndërtimit”, e që zakonisht nënkupton rezultatin e një procesi të dyshimtë, në të cilin janë të përfshirë shumë palë.
Se si ka funksionuar rendi dhe ligji në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban mjafton të merret shembull Prishtina. Një qytet i shpërfytyruar, i tejndërtuar e mbindërtuar, thuajse i pajetueshëm nëse merren parasysh parametrat që e bëjnë një qytet të funksionojë si i tillë.
Çfarë çështje më të rëndësishme ka pushteti lokal dhe ai qendror se jeta e qytetarëve? Nëse banorëve në një lokalitet iu rrezikohet jeta nga çarja e mureve dhe shembja e mundshme e shtëpive, atëherë autoritetet do të duhej të reagonin urgjentisht. Fshehja pas vendimeve institucionale dhe ligjeve nuk është zgjidhje.

Lexo Edhe:


Në Pejë, para gati dy javësh, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime të papara, duke ua marrë jetën një gruaje dhe djalit të saj të vogël. Dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Por, komuna e as qeveria nuk është se kanë intervenuar urgjentisht, çfarë e kërkon situata, për të sanuar gjendjen e
krijuar. Intervinimi paraprak, për të parandaluar tragjedinë, është tjetër muhabet.
U tmerrova kur pashë në rrjetet sociale se familjarët e viktimave po kërkonin banesë me qira.
Pra, qytetarëve të shkretë, të cilët kanë pësuar më së rëndi nga vërshimet, komuna nuk u ka siguruar me kohë kulm mbi kokë dhe detyrohen njerëz të vullnetit të mirë që të bëjnë zgjidhje.
Kaq për empatinë, përgjegjësinë dhe kujdesin e institucioneve karshi njerëzve të pafuqishëm, për
tragjedinë e të cilëve kanë përgjegjësi edhe institucionet.
Kur u pyet nëse do të marrë masa, sepse vërshimet mund të ndodhin sërish, kryetari i Pejës
Gazmend Muhaxheri largoi mikrofonin e gazetares duke tëhënë “çfarë masa”. Një kryetar
arrogant, që nuk ka përgjigje për një problema serioz që rrezikon jetën e qytetarëve që i udhëheq.
Pa e sanuar si duhet gjendjen pas vërshimeve, ai zgjodhi të merret me politikë “të lartë”. Në cilësinë e nënkryetarit të LDK’së, qasjen e Albin Kurtit në veri ai e krahasoi me qasjen e Slobodan Milosheviqit kundër shqiptarëve gjatë viteve ’90. Një krahasim i papranueshëm dhe
skandaloz.


Para disa ditësh kryeministri Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë. Vartës të tij kishin premtuar që rruga do të kryhej muaj më parë, por kjo nuk ka ndodhur. Ndërkohë, të eklipsuara nga veriu dhe Serbia kanë mbetur plot premtime që Qeveria Kurti ka thënë se do t’i realizojë. Ja disa pjesë nga programi qeverisës, i paraqitur nga Kurti në parlament: reformim i sistemit shëndetësor, investim në ekonomi që hap vende të reja kontribuojnë që kjo të arrihet.
pune, zhvillim ekonomik i qëndrueshëm nëpërmjet energjisë së pastër dhe të përballueshme dhe
qeverisjes së mirë të ndërmarrjeve publike etj. Nuk po përmendim këtu premtimin për 160 çerdhe në katër vjet, as ndërtesat me çmim të përballueshëm për çiftet e reja, as premtimet për rregullimin e të gjitha rrugëve nacionale.
Qeverisë i konvenon debati për veriun dhe Serbinë sepse, në njëfarë forme, e amniston nga mospuna dhe mungesa e rezultateve në shumicën e sektorëve. Teksa politika fokusohet në “tema të mëdha”, qytetarët vazhdojnë të përballen me shumë probleme. Jeta e tyre bëhet e pavlerë, aq
sa mund të vdesësh në një vërshim dhe të mos jep askush përgjegjësi as morale, ose mund të rrezikohet jeta në një shtëpi që mund të shembet, ndërkohë që politika flet për rregulla dhe ligje.
Krejt flasin për “të mirën e qytetarëve”, e pak