Jep dorëheqje Hashim Thaçi - Gazeta Express
string(26) "jep-doreheqje-hashim-thaci"

Jep dorëheqje Hashim Thaçi

Gazeta Express

05/11/2020 11:41

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

Lexo Edhe:

“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompetentë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë presidenti Thaçi para mediave.

Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehta për të dhe familjen e tij.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata. /Express/