Jennifer Lopez shkëlqen me paraqitjen ekstravagante në inaugurimin e Joe Biden - Gazeta Express
string(78) "jennifer-lopez-shkelqen-me-paraqitjen-ekstravagante-ne-inaugurimin-e-joe-biden"

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 18:23

Jennifer Lopez shkëlqen me paraqitjen ekstravagante në inaugurimin e Joe Biden

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 18:23

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tanimë është betuar si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbejë vendit dhe se do t’i mbrojë interesant nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm.

Lexo Edhe:

Në ceremoninë e inaugurimit të Biden, një nga të ftuarat speciale ishte edhe këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez.

Derisa Lady Gaga interpretoi himnin kombëtar të ShBA-së, J.Lo bëri një përzgjedhje të këngëve si “This Land is Your Land” dhe “America The Beautiful”.

Performanca e mrekullueshme e Lopez ka bërë që të ketë reagime të shumta e duartrokitje të mëdha.

Jennifer u shfaq në formë të mrekullueshme në një kostum shkëlqyes, e veshur tërësisht në të bardha.

Në ceremoninë e betimit ndërkohë kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët tjerë amerikanë si George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.