Jennifer Aniston hap llogari dhe bllokon Instagramin


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:51

Aktorja Jennifer Aniston ka vendosur që më në fund të dëgjojë të gjithë shoqërinë e saj dhe i është bashkuar rrjetit social Instagram.

Gjatë ditës së djeshme padyshim lajmi më i përfolur dhe më i rëndësishëm madje në showbizzin ndërkombëtar është Jennifer Aniston dhe fotoja e parë që ajo ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram.

Aktorja shumë e dashur për publikun ka vendosur që më në fund t’i bashkohet rrjeteve sociale dhe atë me një foto epike, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka mbledhur të gjithë miqtë e saj me të cilët ishin pjesë e kastit të një prej serialeve më të shikuara botërore, FRIENDS.

Jenn ka bërë një lloj ribashkimi me Friends, me të cilën foto ka thyer rekorde.

Jennifer tashmë ka profilin i cilin ka arritur për kohë më të shpejtë numrin e 1 milion ndjekësve, brenda 5 orëve e 45 minutave.

Fotoja tashmë ka marrë mbi 9 milionë pëlqime ndërsa profili i saj deri tani është ndjekur nga 7.2 milionë njerëz, shkruan Gazeta Express.

Shumë nga miqtë e aktores, që janë personazhe shumë të njohur, i kanë uruar mirëeseardhje aktores në botën e rrjeteve sociale, tek të cilat ajo mungonte deri tani pasi nuk kishte dëshirë që të jetë e pranishme.

Mikja e saj e ngushtë, aktorja Courtney Cox, e cila njihet për rolin e Monicas në Friends, ka postuar një foto për mirëseardhje, duke i shkruar një nga fjalitë më ikonike që i ka thënë personazhit të Jennifer në Friends, Rachel.

Cox i shkruan: “Tung Jen! Mirëseerdhe në botën e rrjeteve sociale, ta shpif. Do ta dashurosh!“/Gazeta Express/

Sfidon moshën, Jennifer Aniston vjen e zjarrtë në fotot e fundit

Te fundit


Kthehu lart