Jeni kurioz të dini cila është fotoja e parë e publikuar në historinë e Instagram? - Gazeta Express
string(81) "jeni-kurioz-te-dini-cila-eshte-fotoja-e-pare-e-publikuar-ne-historine-e-instagram"

Gazeta Express

04/08/2020 12:23

Jeni kurioz të dini cila është fotoja e parë e publikuar në historinë e Instagram?

Gazeta Express

04/08/2020 12:23

Rrjeti social më i përdorur në botë, Instagram, u lançua më 6 tetor të vitit 2010.

Bashkëthemeluesit e aplikacionit, Kevin Systrom dhe Mike Krieger i kanë kushtuar një përkujdesje të veçantë zhvillimit të aplikacionit për ta bërë sa më suksesshëm dhe ia kanë dalë më së miri!

Lexo Edhe:

Mirëpo, jeni bërë ndonjëherë kuriozë të dini si ka nisur historia e Instagram?

Fotoja e parë e pubikuar në Instagram është një ekran me figura të ndriçuara, foto e publikuar më 16 korrik të vitit 2010 nga Kevin, si një test për aplikacionin.

Më tej, kjo foto pasoi me foton e një tasi dhe një piruni, ndërsa fotoja e tretë është një qen endacak.

Madje, krahas fotos së qenit, Kevin shkruan fjalën “test“.

Gjatë një interviste për “Daily Telegraph”, Systrom është shprehur:

“Ta kisha ditur që do të ishte fotografia e parë në Instagram, do të isha menduar pak më shumë.”

Tashmë, askujt nuk i mungon një llogari në Instagram.

Ky aplikacion është më i famshmi dhe më i përdoruri në botë, i cili gjeneron shifra të paimagjinueshme fitimi.

Gjithkush ka mundësinë të publikojë ç’dëshiron dhe të lidhet me persona nga e gjithë bota.

Instagram është kthyer në një formën më të thjeshtë të komunikimit me këdo.