“Jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal të vdekurish” Rama nxjerr grafikun e Covid në Shqipëri - Gazeta Express
string(91) "jemi-ne-kete-pike-e-jo-mbi-ndonje-mal-te-vdekurish-rama-nxjerr-grafikun-e-covid-ne-shqiperi"

“Jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal të vdekurish” Rama nxjerr grafikun e Covid në Shqipëri

Gazeta Express

09/04/2020 15:44

Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar në rrjetin social një grafik të të pekurve me koronavirus në Shqipëri, në raport me vendet e rajonit e më gjerë, që gjithashtu janë goditur nga Covid-19.

Rama shkruan se sot jemi në këtë pikë dhe jo mbi ndonjë mal me të vdekur për shkak të mënyrës sesi është luftuar korona. “shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”-shkruan Rama.

Lexo Edhe:

STATUSI:

TË GJITHA KANË RËNDËSINË E TYRE, PO MBI TË GJITHA SOT ËSHTË MBROJTJA E JETËS SË ÇDO SHQIPTARI DHE ECJA ÇDO DITË TË BASHKUAR, POPULL DHE SHTET, DREJT FITORES SË KËSAJ LUFTE QË NUK E ZGJODHËM, POR KEMI DETYRËN TA FITOJMË!

*nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë