“Jemi lesbike, jemi krenare” Pamjet e protestës së pazakontë në Tiranë


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 21:37

Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Një grup anëtarësh të komunitetit LGBTI kanë protestuar në qendër të kryeqytetit për të drejtat e tyre. Kjo protestë i përkiste kryesisht femrave lesbike.

Megjithëse të pakta në numër ato nuk kanë ngurruar të bërtasin parullat e tyre: “Jemi lesbike, jemi krenare”. E gjithë protesta është shoqëruar nga forcat e policisë megjithëse nuk janë shënuar incidente./Lapsi

Te fundit


Kthehu lart