Java e Bibliotekës, larmi aktivitetesh të organizuara nga BKK - Gazeta Express
string(60) "java-e-bibliotekes-larmi-aktivitetesh-te-organizuara-nga-bkk"

Arte

Gazeta Express

29/05/2023 15:11

Java e Bibliotekës, larmi aktivitetesh të organizuara nga BKK

Arte

Gazeta Express

29/05/2023 15:11

Eksplorimi i koleksioneve të bibliotekës, hulumtimi dhe diskutimi i temave të ndërlidhura me fushën e librit, sesione informative dhe përurimi i këndeve të reja të leximit, kanë shënuar Javën e Bibliotekës në Kosovë.

Nëpërmjet librave dhe programeve tërheqëse si këto arrihen ëndrrat e të rinjve, nderohet puna e rëndësishme e bibliotekave dhe bibliotekarëve tanë dhe mënyra në të cilën ata u shërbejnë komuniteteve tona pa u lodhur.

Lexo Edhe:

Në vijim, disa nga ngjarjet më të veçanta të javës që shkoi:

Hapja e Bibliotekës së veprimtarit Adem Demaçi dhe përurimi i këndit të bibliotekës së të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar;

Pesë ekspozitat: “Java n’ 20 vjet në 20-vjetorin e Javës së Bibliotekës në Kosovë”, “Ernest Koliqi në 120-Vjetorin e lindjes”, “Kujtesa e arsimit shqip në Kosovën e viteve 90-të”, “Libra të vjetër të restauruar përzgjedhje librash të restauruar”, “Përmes thjerrëzës së leximit: Një përrallë e dy qyteteve”;

Oganizimi i orës letrare: Ora e Ernest Koliqit;

Panele diskutimi me pjesëmarrës nga dhe jashtë vendit.