Jasmina e akuzoi për tradhti, Andi i bie pishman pse reagoi - Gazeta Express
string(58) "jasmina-e-akuzoi-per-tradhti-andi-i-bie-pishman-pse-reagoi"

Rozë

Gazeta Express

14/05/2021 11:36

Jasmina e akuzoi për tradhti, Andi i bie pishman pse reagoi

Rozë

Gazeta Express

14/05/2021 11:36

Dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, Andi dhe Jasmina duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u bërë çift jashtë emisionit.

Me anë të një postimit në rrjetin social “Instagram”, Jasmina ka hedhur akuza në drejtim të Andit, duke e akuzuar për lidhje me këngëtaren, Diona Fona.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ai po vrapon pas ‘femrës së gabuar’, teksa publikoi fotografi ku Andi kishte shkuar në xhirime e klipit të ri të Dionës, dhe kërkoi nga ndjekësit që mos të etiketojnë më në fotografi e video ku gjendet Andi, duke lënë të kuptohet se tani Jasminës nuk i intereson asgjë për të dhe njohja e tyre ka përfunduar.

Pas këtyre fjalëve të ish-konkurrentes, ka reaguar edhe Andi, por që duket se është penduar pasi ka fshirë pas disa minutash postimin.

“Para se të më gjykosh, sigurohu që je perfekt”, kishte shkruar Andi në fotografinë që e kishte fshirë.

E që duket se është një thumb direkt ndaj Jasminës, që e akuzoi publikisht se iku nga ditëlindja e Fation Kuqarit për këngëtaren Diona Fona.