Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm, për të zvogëluar rrezikun e një shpërthimi të koronavirusit të ri.
Guvernatorja e kryeqytetit dhe qytetit pritës, Tokios, Yuriko Koike tha se do të zhvillohen diskutime për të përcaktuar ndryshimet e mundshme, raportoi Kyodo News.
“Shpresojmë të punojmë së bashku me qeverinë dhe komitetin organizativ të Tokios për të parë se çfarë mund të racionalizohet dhe thjeshtohet. Kjo do të jetë e nevojshme për të fituar mirëkuptimin e publikut”, theksoi ajo.
Sipas burimeve, ndryshimet mund të përfshijnë reduktimin e numrit të spektatorëve dhe ceremonive të hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.
Masa të tjera mund të përfshijnë shërbime të veçanta mjekësore.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...