Japonia përveç mbi 700 mijë dollarëve për Kosovën, siguron edhe 2500 tableta ilaçe kundër COVID-19 - Gazeta Express
string(98) "japonia-pervec-mmbi-700-mije-dollareve-per-kosoven-siguron-edhe-2500-tableta-ilace-kunder-covid-19"

Japonia përveç mbi 700 mijë dollarëve për Kosovën, siguron edhe 2500 tableta ilaçe kundër COVID-19

Gazeta Express

27/05/2020 12:39

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara.

Konjufca njoftoi se përveç 718 mijë e 200 dollarëve që Japonia ka ndarë për ndërtimin e kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor, ky shtet ka vënë në dispozicion 2500 tableta ilaçe kundër koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Z.Ogasawara njoftoi se qeveria e Japonisë ka ndarë një donacion në vlerë prej $718,200 për popullin e Kosovës i cili i dedikohet ndërtimit të kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor. Po ashtu, qeveria e Japonisë ka vënë në dispozicion 2500 tableta të ilaçit Avigan (Favipiravir) për pacientët kosovar për trajtim në mënyrë që të zgjerohet hulumtimi klinik kundër COVID-19”, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca ka thënë se tani janë në pritje të hapjes solemne të Ambasadës së Japonisë në Prishtinë.

“Me këtë rast, i shpreha mirënjohjen e thellë z.Ogasawara për këtë ndihmë të çmuar të ndarë nga qeveria e Japonisë, një vend mik i Republikës së Kosovës, me të cilin mezi presim të thellojmë raportet e ndërsjella, tanimë që jemi në pritje të hapjes solemne të Ambasadës së Japonisë në Prishtinë”, ka thënë ai. /Express/