Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë dhe që mund t'i shmanget rrezikut të tërmetit - Gazeta Express
string(87) "japonia-leshon-trenin-qe-leviz-ne-360-kilometra-ne-ore-dhe-qe-mund-ti-shmanget-termetit"

Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë dhe që mund t’i shmanget rrezikut të tërmetit

Gazeta Express

06/07/2020 11:54

Japonia e ka lëshuar trenin më të shpejtë, më të rehatshëm dhe më të sigurt që vendi e ka pasur ndonjëherë. Raportohet se ky tren madje mund t’i shmanget edhe rrezikut nga tërmeti.

Treni i tipit N700S mund ta arrijë shpejtësinë maksimale në 360 kilometra në orë, ndonëse në hekurudhën ku do të qarkullojë, shpejtësia më e madhe e lejuar është 285 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sistemi i hekurudhës është i lidhur me sensorët që vërejnë dridhjet e tokës. Nëse vërehet ndonjë tërmet, sistemi i energjisë ndalet automatikisht dhe aktivizohen frenjtë emergjentë.

Linja nëpër të cilën do të qarkullojë treni i ri lidh qytetet Tokio, Osaka dhe Kobe dhe është një ndër më të famshmet në botë. Kjo linjë ishte e para në botë nëpër të cilën qarkulloi një tren i shpejtë më 1 tetor të vitit 1964.

Modeli N700S duket shumë i ngjashëm me trenin që do ta zëvendësojë, N700, por ka disa karakteristika të reja e mbresëlënëse.

Ulëset mund të shtrihen deri në një masë, secila prej tyre ka prizë për mbushje të telefonave dhe pjesa për mbështetjen e kokës ka drita që ndizen sa herë që treni i afrohet një stacioni për t’ua sjellë ndër mend pasagjerëve që t’i marrin valixhet e tyre.

Treni i ri si burim energjie i shfrytëzon bateritë me komibinimin litium-jon dhe nuk ka nevojë ta shfrytëzojë rrjetin elektrik me tela.