Jannik Sinner eliminon Djokovicin dhe siguron finalen e parë në Wimbledon - Gazeta Express
string(73) "jannik-sinner-eliminon-djokovicin-dhe-siguron-finalen-e-pare-ne-wimbledon"

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 20:04

Jannik Sinner eliminon Djokovicin dhe siguron finalen e parë në Wimbledon

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 20:04

Tenisti italian Jannik Sinner ka siguruar një fitore të madhe ndaj Novak Djokovic në gjysmëfinalen e turneut Grand Slam “Wimbledon”, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e këtij eventi prestigjioz.

Në përballjen e zhvilluar të premten pasdite, 23-vjeçari nga Italia dominoi ndeshjen dhe mposhti tenistin serb me 3:0 në sete. Ai fitoi dy setet e para me rezultat 6:3, duke treguar një nivel të lartë loje, ndërsa të tretin e përmbylli me 6:4.

Gjatë takimit, Djokovic u përball me disa vështirësi fizike, çka ndikoi në paraqitjen e tij.

Në finalen e së dielës, Sinner do të përballet me Carlos Alcaraz, pasi spanjolli mposhti më herët amerikanin Taylor Fritz me 3:1 në sete.

Sinner tashmë ka në koleksion dy tituj Australian Open (2024 dhe 2025) si dhe një triumf në US Open 2024. Në “French Open” të këtij viti ai u ndal në finalen e madhe.

Nga ana tjetër, Djokovic mbetet me shtatë tituj të Wimbledonit, dhe as këtë vit nuk arriti ta barazojë rekordin e Roger Federer që mban tetë tituj.

Në konkurencën e femrave, në finale janë kualifikuar Amanda Anisimova nga SHBA dhe Iga Swiatek nga Polonia. Ato do të përballen të shtunën për trofeun e madh.