Janeva ia ka dhënë pasaportën Kamçevit, Gjykata e ka përcjellë kërkesën të MPB-ja


load
Gazeta Express
20 Shtator 2019 10:14

Kundër ish prokurores speciale, Katica Janeva janë siguruar prova që ajo, e jo gjykatësi i procedurës paraprake për lëndën  “Perandoria”  kishte lejuar që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të lëshojë pasaportë të re për të dyshuarin e parë, Jordan Kamçev.  

Ai më pas e denoncoi se, Janeva dhe Bojan Jovanovski i kishin marrë para për shërbimin, për të cilin këta të fundit morën kallëzime penale dhe janë në paraburgim, njofton SDK, përcjell Espress..

Dy pasaportat e Kamçevit (i Maqedonisë dhe Bullgar) gjenden në Gjykatën themelore Shkupi 1. Kërkesat për t’ua kthyer pasaportat të dyshuarve në “Perandori” derisa zhvillohet hetimi,  gjykatësi i procedurës paraprake i refuzon në praktikë ndërsa nuk i japin as Gjykata e apelit pas ankesës.

Nëse Kamçevi do të kërkonte njërën nga dy pasaportat e konfiskuara më parë, ka pas rrezik që gjykata të mos ia jepte, prandaj në marrëveshje me Janevën dhe me një milion e gjysmë të paguara te Bojan Jovanovskin, Kamçevi ka kërkuar pasaportë të re, me karakter të përkohshëm.

Sipas ligjit, leje për pasaportë të re për personi i cili është nën hetim nuk jepet nga gjykata, por nga organi që e kryen hetimin. “Perandoria” drejtohej nga Prokuroria speciale, që do të thotë se urdhëresën ka mund ta jep dhe e ka dhënë Janeva. Gjykata vetëm e ka përcjellë urdhëresën deri te MPB-ja, e cila është përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit, dhe ministria e ka zbatuar atë në maj të vitit 2019. Kamçev dhe Janeva e kanë ditur saktë se gjykata në këtë rast nuk kishte juridiksion për të mos respektuar urdhrin e prokurores speciale e cila e udhëhiqte çështjen “Perandoria”.

Pasaporta e përkohshme e Orce Kamçev skadon në fillim të muajit të ardhshëm. Në fillim të majit ai e mori pasaportën e përkohshme, te vlefshme për 6 muaj.

Nuk dihet kush do të drejtojë hetimet e PSP-së në të ardhmen dhe kështu çështja e madhe “Perandoria” të cilën e drejtonte prokurorja Lile Stefanova. Prioriteti i Prokurorit publik të Maqedonisë,thonë nga kabineti i tij, është të përcaktojë se kush do të ketë autorizimin për çështjet për të cilat procedurat janë në zhvillim e sipër./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart