“Janë testuar 18 persona,” Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus - Gazeta Express
string(95) "jane-testuar-18-persona-manastirliu-deri-me-tani-nuk-ka-asnje-rast-te-konfirmuar-me-koronavirus"

“Janë testuar 18 persona,” Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus

Gazeta Express

28/02/2020 10:30

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Task Forcës, e cila u shpreh se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Lexo Edhe:

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial.”- u shpreh Manastirliu.