Janë prodhuar vetëm 3, kjo është makina më shtrenjtë në botë - Gazeta Express
string(59) "jane-prodhuar-vetem-3-kjo-eshte-makina-me-shtrenjte-ne-bote"

AutoTech

Gazeta Express

14/04/2022 2:16

Janë prodhuar vetëm 3, kjo është makina më shtrenjtë në botë

AutoTech

Gazeta Express

14/04/2022 2:16

Rolls Royce ka zbuluar makinën më të re të koleksionit ‘Boat Tail’ të punuar me dorë, dizajni i të cilës është frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh.

Rolls-Royce Boat Tail , është model i frymëzuar nga varkat me vela J-Class. Është krijuar në bazë të makinave Boat Tail të viteve 1920 dhe 1930.

Lexo Edhe:

‘Boat Tail’ i ri në foto është krijuar pasi u porosit nga një klienti i cili gjithashtu zotëron një tjetër makinë që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932 .

Janë prodhuar gjithsej tre makina të këtij modeli, secila prej të cilave ka karaktersitika të personalizuara në bazë të preferencave të personit që e ka porositur.

Vetëm një nga tre makinat është ndarë me publikun nëpërmjet fotove, pasi dy klientët e tjerë vendosën të mbeteshin anonim.

Por elementi më interesant është ajo që Rolls-Royce e quan një “suitë pritjeje” me pesë njësi kontrolli të motorit (ECU) dhe instalime elektrike speciale që, u deshën nëntë muaj për tu krijuar. Me shtypjen e një butoni, dera e pasme hapet në stilin e krahut të fluturës.

Pasagjerët kanë në dispozicion dy frigoriferë ‘Christofle’ . Në të njëjtën kohë brenda makinës ka tavolina dhe stola të krijuar prej fibrave të karbonit.

Siç u përmend më lart, makina renditet e para ndër modelet më të shtrenjta në botë. Me çmimin 23 milionë euro (28 milionë dollarë), duke lënë pas automjetet ai ‘Sweptail’, ‘Centodieci’, dhe kryevepra si ‘Bugatti’.