“Janë në funksion të një partie të re”, regjisori Budina i përgjigjet Ramës - Gazeta Express
string(72) "jane-ne-funksion-te-nje-partie-te-re-regjisori-budina-i-pergjigjet-rames"

Gazeta Express

28/05/2020 19:03

“Janë në funksion të një partie të re”, regjisori Budina i përgjigjet Ramës

Gazeta Express

28/05/2020 19:03

Në komunikimin e tij të fundit për koronavirusin mbrëmjen e djeshme, Rama foli për ‘partinë e re’ kur përmendi protestat e organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por këtë të enjte, njëri prej artistëve iniciatorë të Aleancës, i është përgjigjur kryeministrit.

Gjatë mbledhjes së firmave në Lushnje, regjisori Edmond Budina deklaroi se Aleanca për Teatrin nuk është krijuar për të nxjerrë parti politike, por për të sjellë qytetari në politikën shqiptare.

Lexo Edhe:

Budina theksoi se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina.

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ shkoi sot në Lushnje për të mbledhur firma në peticionin e nisur javën e kaluar, i cili ka për qëllim kërkesën për ringritjen e godinës së Teatrit Kombëtar aty dhe ashtu siç ishte ndërtesa, para se të shembej nga qeveria në orët e para të mëngjesit./Express