“James më ka thënë se Ronaldo e do atë në Juventus”


Gazeta Express
14 Qershor 2019 16:32

James mund ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Cristiano Ronaldo dëshiron të ribashkohet me ish-shokun që e kishte te Real Madridi, James Rodriguez, bën të ditur Lothar Matthaus.

Kolumbiani nuk do të qëndrojë në “Allianz Arena”, sepse Bayern Munich nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes pas dy viteve huazim nga Los Blancos.

Ai nuk pritet të qëndrojë as në Madrid, sepse Zidane Zidane nuk beson në cilësitë e 27-vjeçarit dhe një ribashkim me Ronaldon te Juventusi duket shumë i mundshëm.

“Kemi biseduar dy javë më parë, në festimet e Bayernit për triumfin në Bundesliga”, u shpreh Matthaus për AS.

“E shoh atë në Juventus”.

“Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe më ka treguar se ka qenë në kontakt me të dhe ai i ka thënë atij se e do te Juventusi”.

“E kuptoj pse James mund t’i shërbejë Ronaldon që ai të shënojë më shumë gola, ata mund të shkëlqejnë së bashku”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart