James buzë kalimit në Katar - Gazeta Express
string(27) "james-buze-kalimit-ne-katar"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 11:11

James buzë kalimit në Katar

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 11:11

James Rodriguez pritet t’i ndajë rrugët me Evertonin sapo të ketë arritur marrëveshje me klubit e Katarit Al Rayyan.

Ish-ylli i Real Madridit u pa në aeroportin e Mançesterit të dielën, nga ky thuhet të ketë udhëtuar drejt Katarit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hollësitë nga ujdia mes Evertonit dhe Al Rayyanit ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se James do t’i bashkohet klubit nga Katari në një marrëveshje huazimi.

Për përfaqësuesin e Kolumbisë interesim kishin shprehur edhe klubet italiane, turke dhe portugeze, por asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje ta mbulonte pagën e tij të lartë.

James ende nuk e ka vënë nënshkrimin mbi marrëveshje me Al Rayyan, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi ka pajtim mes të tri palëve./Gazeta Express/