“Jam i tronditur dhe pikëlluar nga Manchester United”


Gazeta Express
23 Shtator 2019 12:33

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka thënë se ndihet i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga ish-klubi i tij, pas humbjes kundër West Hamit të dielën.

Andriy Yarmolenko dhe Aaron Cresswell shënuan nga një herë për West Hamin për fitoren 2:0 kundër Manchester Unitedit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Unitedi i ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e para dhe ish-kapiteni i “Djajve të kuq” Keane ka thënë se është e frikshme sesa poshtë ka rënë Unitedi.

“Nuk e di nga t’ia nis. Jam i tronditur dhe pikëlluar nga loja e tyre tejet e dobët”, tha Keane për Sky Sports.

“Është e frikshme sa poshtë kanë rënë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart