“Jam gjallë”- piloti mendohej i vdekur në trekëndëshin e Bermudeve, kur dërgoi telegram e frikshëm - Gazeta Express
string(94) "jam-gjalle-piloti-mendohej-i-vdekur-ne-trekendeshin-e-bermudeve-kur-dergoi-telegram-e-frikshem"

Mistere

Gazeta Express

28/09/2021 1:36

“Jam gjallë”- piloti mendohej i vdekur në trekëndëshin e Bermudeve, kur dërgoi telegram e frikshëm

Mistere

Gazeta Express

28/09/2021 1:36

Një pilot i zhdukur, që mendohej se kishte vdekur pasi ai u zhduk në Trekëndëshin e Bermudëve i kishte dërguar një telegram të frikshëm familjes së tij, duke thënë që “jam gjallë”, sipas një dokumentari

Trekëndëshi i Bermudëve është një zonë në detin e veriut të Oqeanit Atlantik, për të cilin mendohet se kanë ndodhur ngjarje të mistershme. Për më shumë se dy shekujt e fundit, ujërat misterioze thuhet se kanë gëlltitur 50 anije dhe 20 avionë. Trekëndëshi i Bermudës ka një hapësirë prej 500 000 mile në katrorë por nuk është e njohur si një zonë ndërkombëtare dhe nuk ekziston as në harta.

Lexo Edhe:

Në përgjithësi, megjithatë, besohet se ujërat e tij shtrihen nga bregu lindor i SHBA-ve deri në Bermuda dhe mandej brigjet e Porto Rikos.

Një ndër zhdukjet më të mistershme që kanë ndodhur në Trekëndëshin e Bërmudës janë parë në “Fluturimin e 19”.

Më 1945, pasi kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore, pesë avion të SHBA-ve të tipit “TBM Avenger Torpedo” luftarak dhe ekuipazhi i tyre i përbërë nga 14 ushtarë të përgatitur, u zhdukën gjatë misionit të tyre rutinë, ashtu si edhe 13 burra të tjerë që shkuan për t’i shpëtuar ata.

Kërkimet e reja për të kërkuar avionët dhe zbuluar se çfarë ka ndodhur me “Fluturimin 19” janë temë e një dokumentari të ri që u transmetua këto ditë.  

Sezoni i ri i “Misteret më të mëdha të Historisë” kanë hulumtuar se një nga pjesëtarët e ekuipazhit, i menduar i vdekur, mund të këtë shpëtuar.

Në episodin e parë të History Channel në SHBA, hetuesit e historisë, David O’Keefe dhe Wayna Abbot kanë vlerësuar një pjesë të provave për një teori që thotë se njëri nga pjesëtarët e ekipit të Flight 19, ka mbijetuar.

Një telegram nga një radiolidhës, Flight 19, rreshteri George Paonessa, e kishte dërguar të familja e tij pasi që ata kishin mësuar për vdekjen e tij.

“Ju kanë keqinformuar për mua, jam tërësisht i gjallë, Georgie”, thuhet në këtë mesazh relaksues.

Mesazhi ishte dërguar në Paonessas në dhjetor 1945. derisa familjet përgatiteshin për t’u ribashkuar pas ndarjes gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Familja ka marrë një numër telegramesh nga autoritetet gjatë kësaj periudhe para se ta marrin një nga George.

Familjes i ishte thënë që George është zhdukur dhe më vonë këto përpjekje për të gjetur atë ishin lënë pas dore dhe ai ishte shpall i vdekur.

Megjithatë, në “Boxing Day” familja mori këtë telegram që me sa dukej ishte nga George.

Në dokumentar, O’Keefe dhe Abbot udhëtojnë në rrethinën e New Yorkut për ta takuar Bill Paonessan, nipin e Georgeit.

Bill ju prezanton atyre një seri dokumentesh dhe fotosh nga koha e axhës së tij në ushtri.

“Telegrami që na befasojë të gjithëve ishte ai i 26 dhjetorit, axha i imë Joe e mori këtë telegram, kjo ishte paksa e mistershme për të”, thotë ai, transmeton GazetaExpress.  

“George ishte vëllai i babit tim dhe George ishte vëllai më i vogël në këtë familje”.

“Babai i imë ishte në ushtri, George ishte në Marinë, pilot avioni, avionëve sulmues dhe bombardues”.

“Zhdukja në Trekëndëshin e Bermudas gjithmonë ka lënë familjen pezull dhe është diçka që ne kemi kërkuar përgjigje”.

“Telegrami thuhet se është dërguar nga xhaxhai i imë dhe ka nënshkrimin e “Georgie”, vetëm ai ishte ai njeri që e shkruante emrin në këtë formë”.

“Pak a shumë të gjithë ishim kështu, prisni një minutë, ne kemi marrë një letër nga Qeveria që thotë se ai ka humbur në det, pre-supozohet se ka vdekur dhe se ai është kërkuar për 10 ditë rresht”.

“Në anën tjetër, ne morëm një telegram nga Georgie – i supozuar – që ai ishte mirë, cilit do t’i besonit?”.

Të tre burrat pastaj konsiderojnë nëse mesazhi mund të jetë një mashtrim, megjithatë Bill mendon se telegrami ishte i vërtetë dhe erdhi nga Wester Union, pranë bazës që ishte George.

Një teori shpjegon se si George ka mundur të mbijetojë si i vetmi nga Flight 19 dhe u kthye në tokë.

Pasi që skuadrilja u nis për misionin e tyre nga Florida më 5 dhjetor 1945, lider i skuadrës, lejtnant Charles Taylor u zhduk.

O’Keefe dhe Abbot besojnë që avioni që ishte George, i cili ishte radiolidhësi i kapitenit Edward Powers, mund të ishte larguar nga avionët tjetër dhe është përpjekur që të kthehet në tokë. /GazetaExpress/