Jakup Krasniqi niset për në Hagë - Gazeta Express
string(34) "jakup-krasniqi-niset-per-ne-hage-2"

Gazeta Express

04/11/2020 15:51

Jakup Krasniqi niset për në Hagë

Gazeta Express

04/11/2020 15:51

Avokati Valon Hasani ka njoftuar se Jakup Krasniqi është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se është nisur tashmë për në Hagë, raporton Express.

Hasani ka deklaruar se Krasniqi se nuk ka pasur fletarrestim për të deri sot, kur edhe i është dorëzuar fletarrestimi dhe urdhri për bastisje.

Lexo Edhe:

Ndryshe, bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në orën 6:30 të mëngjesit.

Operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, pati deklaruar Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pasi e kishte marrë ftesën për intervistim.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Express