Jakup Ferri do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Venedikut - Gazeta Express
string(83) "jakup-ferri-do-ta-perfaqesoje-kosoven-ne-edicionin-e-59-te-te-bienales-se-venedikut"

Jakup Ferri do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Venedikut

Arte

Gazeta Express

26/11/2021 19:43

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka shpallur Jakup Ferrin përfaqësues të Kosovës në Bienalen e 59 të Artit të Venedikut.

Në mes të dymbëdhjetë propozimeve që ishin dorëzuar në thirrjen publike për pavijonin kombëtar në Bienalen e 59-të të Venedikut, komisioni i përbërë nga Sezgin Boynik, Flaka Haliti, Vincent Honoré, Alenka Gregoric dhe Adrian Paci e kanë zgjedhur Ferrin si përfaqësues.

Lexo Edhe:

Ferri do ta përfaqësojë Kosovën me projektin “The Monumentality of the Everyday” kuruar nga Inke Arns.

Përmes një njoftimi në ”Facebook”, MKRS ka bërë të ditur se prezantimi ka pasur një lidhje të qartë me temën kryesore të edicionit të ardhshëm të bienales si dhe një reflektim nga artisti mbi përvetësimin e mediumeve më tradicionale si: vizatimet, pikturat dhe thurjet dhe integrimin e tyre në një qasje konceptuale të njohur.

”Anëtarët e komisionit u bindën jo vetëm nga qasja origjinale e artistit ndaj vizatimit, por edhe nga këmbëngulja e tij kokëfortë për mediumin e zgjedhur dhe një mënyre unike të integrimit të motiveve të tij idiosinkratike që rrjedhin nga vëzhgimet e mprehta të gjërave që e rrethojnë në një seri punimesh te reja. Komisioni është gjithashtu i bindur se bashkëpunimi me kuratoren e njohur ndërkombëtarisht Inke Arns do të kontribuojë në prezantimin e shkëlqyer të punës së tij në pavijon”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.