Jake Larson, veterani i Luftës së Dytë Botërore dhe ylli i rrjeteve sociale i njohur si “Papa Jake”, ka vdekur, ka njoftuar mbesa e tij në llogaritë e tij në rrjetet sociale të shtunën. Ai ishte 102 vjeç, shkruan CNN.
“Papa Jake-u ynë i dashur ka vdiq më 17 korrik në moshën 102-vjeçare. Ju lutem ta dini se ai iku i qetë dhe po bënte edhe shaka deri në fund”, tha mbesa McKaela Larson në postimet e saj.
Si pjesëtar i “Gjeneratës më të Madhe” të vendit, Larson fitoi një ndjekës të përkushtuar në rrjetet sociale si një qindvjeçar, duke postuar me emrin @storytimewithpapajake në TikTok, ku mblodhi mbi 1 milion ndjekës me tregimet e tij për jetën dhe shërbimin ushtarak.
Christiane Amanpour e CNN-it e intervistoi Larson në Normandi, Francë, në qershor 2024 me rastin e 80-vjetorit të Ditës-D. Ulur në një karrige me rrota vetëm disa hapa larg vijës bregdetare, ai tha se e kujtonte zbarkimin “sikur të kishte ndodhur dje”.
Larson i tha Amanpour-it se ishte vetëm 15 vjeç kur u regjistrua në Gardën Kombëtare – duke gënjyer për moshën në atë kohë.