Jakaj: Proceset për RTK-në, KPM-në dhe Sekretarin e Kuvendit u zhvilluan me mangësi serioze - Gazeta Express
string(89) "jakaj-proceset-per-rtk-ne-kpm-ne-dhe-sekretarin-e-kuvendit-u-zhvilluan-me-mangesi-serioze"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 11:30

Jakaj: Proceset për RTK-në, KPM-në dhe Sekretarin e Kuvendit u zhvilluan me mangësi serioze

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 11:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ngritur shqetësim për proceset e zhvilluara në Kuvend lidhur me përzgjedhjen e bordeve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se proceset janë zhvilluar me mungesë transparence, mangësi procedurale dhe perceptim të fortë për ndikim politik.

“Në vend që Kuvendi të garantojë meritokraci dhe pavarësi institucionale, procesi krijoi perceptim të fortë për ndikim politik dhe cenim të besueshmërisë së institucioneve të pavarura”, ka deklaruar Jakaj.

Ai tha se probleme serioze janë evidentuar edhe në administrimin e vet Kuvendit.

“Kryesia e Kuvendit dështoi të përmbyllë procesin për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, edhe pse procedurat ligjore kishin përfunduar dhe kandidatët kishin plotësuar kriteret për emërim. Në vend të vendimmarrjes sipas ligjit, u tentua anulimi i procesit dhe shpallja e një konkursi të ri pa bazë të qartë ligjore”, tha ai.

Sipas Jakajt, praktika të tilla cenojnë sigurinë juridike dhe dëmtojnë integritetin e institucioneve publike.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, të martën publikoi raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement