Jahjaga kërkon të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra - Gazeta Express
string(64) "jahjaga-kerkon-te-ruhet-mjedisi-e-te-shtohen-hapesirat-e-gjelbra"

Jahjaga kërkon të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra

Gazeta Express

02/06/2020 13:01

Ish-presidentja Aifetet Jahjaga i është bashkuar iniciativës së komunës së Prishtinës për mbjelljen e fidanëve dhe drunjve në kuadër të Javës së Gjelbër që ka filluar të hënën.

Me këtë rast Jahjaga ka kërkuar që të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra.

Lexo Edhe:

“Uroj Komunën e Prishtinës. Iu kam bashkuar kësaj iniciative të javës globale për të mbjell fidanë, ku këto vit me radhë po bëhen organizimeve nga komuna e Prishtinës, për të përçuar mesazhin për neve si qytetarë që duhet të kontribuojmë në ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes për gjeneratat e reja”.

Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari, ka falënderuar Jahjagën që i është bashkuar kësaj iniciative. Ai ka sqaruar janë  mbjell 50 fidanë dhe do të vazhdohet m e aktivitete të tjera gjatë javës, raporton EO.

“Ne për gjatë gjithë vitit organizojmë aksione të tilla simbolike për të shënuar javën e gjelbra, por edhe për t’iu treguar qytetarëve të na bashkëngjiten në aksione të tilla. Kësaj radhe kemi pasur fatin të kemi personalitete të njohura siç është ish presidentja Jahjaga, e cila në çdo aktivitet tonin nuk ka ngurruar të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Jahjaga.