Jahja Kokaj citon Fan Nolin në Kuvend: Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet... - Gazeta Express
string(82) "jahja-kokaj-citon-fan-nolin-ne-kuvend-kur-deputetet-i-bien-fyellit-e-atdheu-digjet"

Jahja Kokaj citon Fan Nolin në Kuvend: Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet…

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 18:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, gjatë fjalës së tij deklaroi se asnjëri prej tyre nuk janë kompetent të flasin për një çështje shkencore siç është COVID-19.

Kokaj mes tjerash tha se deputetët po japin ‘ders’ shkencor persona që s’janë aspak kompetent.

Lexo Edhe:

“Dua të nis këtë debat me një thënie të Fan Nolit i cili mbase unë nuk e them saktë, por thotë “Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet mozomakeq për atë vend”, tha ai.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pakurfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për cështje politike kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetent e për këtë të mos humbim kohë”, tha Kokaj.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit mes tjerash deklaroi se qytetarët janë duke u tallur me mënyrën se si deputetët po debatojnë mbi pandeminë.

“Jam duke marrë mesazhe se qytetarët janë duke u tallë me ne mbi mënyrën e diskutimit rreth kësaj çështje shkencore”, tha mes tjerash Kokaj.