Sancho nuk ka fluturuar për në skuadrën e Dortmundit për ndeshjen e kupës kundër Bayern Munichut.
Dortmund insiston se ai nuk është në shitje dhe Manchester United po konsideron transferin e sulmuesit të Watford, Ismaila Sarr si alternativë. Manchester United do të udhëtojë në Brighton të mërkurën për ndeshjen e rrethit të katër të Carabao Cup
Manchester United pritet që të bëj ofertë zyrtare për sulmuesin e krahut të Borussia Dortmund, Jadon Sancho gjatë kësaj jave.
United nuk është dorëzuar ende për të nënshkruar me anglezit, pavarësisht se e humbën datën 10 gusht që kishte vënë Bundesliga për blerjen e lojtarit.
Sancho nuk ka fluturuar me skuadrën e Dortmundit për t’u përballur me Bayern Munichun në Superkupën e Gjermanisë të mërkurën, me klubin që ka shkruar se ai ka një infeksion respirator. 20 vjeçari po ashtu është testuar negativ me koronavirus të hënën.
Hirarekia e Dortmundit ka theksuar disa herë – para dhe pas afatit vetor – që nëse nuk paguhen paratë që ata kërkojnë për të, Sancho do të mbetet në klub edhe pas tetorit. /GazetaExpress/