Ja si po “vdesin” shqiptarët nga dita në ditë…


Gazeta Express
19 Mars 2019 20:11

Ndotja sidomos prej mjeteve po u merr jetën shqiptarëve çdo ditë e më shumë.

Aktori i njohur Florjan Binaj publikon një video ku dallohet tymi që lëshon autobusi i një linje në Tiranë.

Organet kompetente duhet të marrin masa ndaj këtyre mjeteve që çdo ditë e më tepër po i marrin jetën shqiptarëve.

Apeli i Binajt

“Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qendrës spitalore Nënë Tereza…Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja…

Personalisht kam miq që i vuajnë këto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve…

Nuk di ç’të them më…jam pa fjalë”, shkruan ai./Express

Te fundit


Kthehu lart