Gjobat për ata që nuk mbajnë maskën në Zvicër deri në 300 franga - Gazeta Express
string(62) "ja-sa-do-te-jene-gjobat-per-ata-qe-nuk-mbajne-masken-ne-zvicer"

Gjobat për ata që nuk mbajnë maskën në Zvicër deri në 300 franga

Gazeta Express

19/11/2020 11:12

Këshilli Federal ka marrë të mërkurën vendime të mëtejshme për të luftuar krizën e Coronës. Fokusi kryesor ishte në rritjen e fondeve për rastet e rënda, kontributet për sportin dhe përdorimin e mbrojtjes civile dhe ushtrisë.

Veç tjerash, u njoftua se Këshilli Federal i ka propozuar parlamentit një ndryshim sa i përket detyrimit për vënien e maskës.

Lexo Edhe:

“Këto protesta thjesht nuk sjellin ndonjë mirë. Ne kemi nevojë për disiplinë dhe duhet të përshtatemi”, ka thënë Ministri i Financave Ueli Maurer, derisa ka shtuar se “Ndoshta një gjobë aty-këtu mund të ndihmonte”.

Por baza ligjore për një gjë të tillë duhet të krijohet vetëm me ndryshimin e propozuar të ligjit.

Për shkak të kërkesave të shprehura nga kantonet, Këshilli Federal, dëshiron të adaptojë Aktin e Gjobave të Rendit.

Shkeljet që renditen në Aktin e Epidemive tani do të dënohen me gjobë.

Me fjalë të tjera, policia mund të lëshojë një gjobë në vend, përmes një procedure të thjeshtuar nëse dikush shkel detyrimin e mbajtjes së maskës.

Një gjobë rregullatore mund të arrijë në një maksimum prej 300 frangash me ligj.