Ja pse po zhduket uji në atmosferën e Marsit


Gazeta Express
14 Maj 2019 23:52

Një vrimë gjigante në atmosferën e Marsit është duke pirë tërë ujin që është në atë hapësirë

Është një vrimë e madhe në atmosferën e Marsit që hapet çdo dy vite, duke tharë kështu planetin që edhe ashtu ka pak ujë në hapësirën e tij-një vrimë e cila pinë tërë ujin në polet e planetit.

Ky shpjegim shkencorë ka ardhur nga një skuadër shkencëtarësh nga Rusia dhe Gjermania të cilët kanë studiuar paraqitjet e ujit në Planetin e Kuq. Shkencëtarët nga “Earthbound” kanë mund të shohin avuj të ujit në lartësi të atmosferës së Marsit, kurse ky ujë migron mandej në dy polet e planetit. Por, deri me tani, ende nuk ka një shpjegim të duhur se si funksionojnë ciklet ujore të Marsit, apo pse planeti vazhdon të jetë i thatë, transmeton GazetaExpress.

Prania e avullit të ujit mbi Mars është e çuditshme sepse planeti i kuq ka një shtresë të mesme në atmosferën e tij që duket sikur e mbyll ciklin e ujit krejtësisht.

“Atmosfera e mesme marsiane është shumë e ftohtë për të lejuar avullin e ujit”, është shkruar nga shkencëtarët në këtë studim që është botuar më 16 prill në revistën “Geophysical Research Letters”.

Atëherë si është e mundur që avulli i ujit ta kalojë këtë barrierë të atmosferës së mesme?

Përgjigja, sipas simulimeve me kompjuter në studimin e tanishëm, ka të bëj me dy procese unike atmosferike të Planetit të Kuq.

Në tokë, vera në hemisferën veriore dhe vera në hemisferën jugore janë pak a shumë të njëjta. Por, ky nuk është rasti në Mars. Kjo sepse orbita e planetit është më ekscentrikë se e tokë, kuptohet është më afër diellit gjatë verës tek hemisfera jugore (e cila gjë ndodh çdo dy vite sa janë në tokë). Kështu që vera në këtë pjesë të planetit janë shumë më të nxehta se sa është vera në Hemisferën Veriore.

Kur kjo ndodh, sipas hulumtimeve me simulimeve, një dritare hapet në mesin e atmosferës se Marsit në një diametër 60 dhe 90 km në lartësi, duke lejuar avullin e ujit të kaloj mes saj dhe të shpërndahet në atmosferën e sipërme. Në raste të tjera, mungesa e rrezeve të diellit mbyll ciklet ujore në Mars pothuajse tërësisht.

Marsi po ashtu është i ndryshëm nga Toka në atë që planeti i kuq përfshihet shpesh nga erërat e mëdha të rërës. Këto erëra e ftohin sipërfaqen e planetit duke bllokuar dritën, por drita që nuk e arrin sipërfaqen e Marsit mbetet në atmosferë, duke e nxehur atë dhe duke krijuar kushte më të mira që uji të lëvizë rreth saj, tregon simulimi i shkencëtarëve. Nën kushtet e erërave të rërës, sikurse ajo që ishte në Mars më 2017, grimcat e vogla të ujit formohen brenda grimcave të pluhurit. Këtë grimca të lehta të akullit gjenden në atmosferën e sipërme të planetit dhe kështu ato mund të formojnë forma të ujit, kështu që në këtë periudhë kemi lëvizje më të mëdha të ujit në atmosferën e sipërme.

Erërat me rërë mund të kenë edhe më shumë ujë në atmosferën e sipërme se sa ato në verërat jugore, kanë thënë shkencëtarët.

Posa uji kalon kufirin e mesëm, shkruajnë shkencëtarët, dy gjëra ndodhin: Këto ujëra kalojnë në veri dhe jug, drejt poleve, ku depozitohen. Por rrezet ultravioletë në atmosferën e sipërme mund të shkëput lidhjet në mes të oksigjenit dhe hidrogjenit në molekula, duke bërë që hidrogjeni të jetë më i pranishëm në hapësirë, kurse pas lënë oksigjenin.

Ky proces mund të shpjegojë mirë arsyen pse Marsi është një planet kaq i thatë në këtë epokë, kanë shkruar shkencëtarët. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart