Ja pse për Vetëvendosjen


Gazeta Express
26 Shtator 2019 14:40

Pushteti korrupton, është një shprehje. Por, korrupton pikërisht ata që e kanë në natyrë për të qenë të korruptueshëm. Në Kosovë mendoj se ka shqiptarë të cilët kanë për ideal me e udhëheq vendin drejt sfidave të reja që paraqiten, brenda dhe jashtë

Agim Kasapolli

Lëvizja Vetëvendosje! është vijuese e traditave më të mira, të grumbulluara në shekuj nga shqiptarët dhe të lëna trashëgim prej të parëve, për t’i çuar ato më tej. Që prej themelimit të saj ajo barti mbi vete kumtin e shqiptarëve për idealin e Bashkimit Kombëtar. Vlen të sjellim në vëmendje se “Vetëvendosje!” ishte slogani kryesor gjatë protestave që u zhvilluan në vitin 1968, në të gjithë Kosovën. Me ndryshimin e strukturës gjeopolitike në rajon, mëvetësimin e Kosovës nga Serbia, filloi edhe një periudhë e re për Republikën e Kosovës.

Në fushatën e fundit zgjedhore kemi dëgjuar edhe teza që përmbajnë një perspektivë tjetër. Ne jemi ushqyer me fjalën largëpamëse të Teki Drvishit, publicistit dhe zëdhënësit të Republikës së Kosovës. Nuk duhet mohuar fakti që Kosova është një ideal. Është projekti i përmbushjes së vullnetit të saj politik, dhe pikërisht për këtë ka shërbyer zgjuarsia e Ibrahim Rugovës. Është më pas edhe projekti për pavarësimin e saj nga Serbia, duke përdorur edhe luftën, dhe pikërisht kemi luftën e UÇK-së. I nxora këto dy momente në pah për të treguar se provimi në politikë nuk jepet një herë në jetë. Situata të ndryshme politike dhe gjeopolitike kërkojnë angazhim të ndryshëm.

Sot po flasim për një fazë të re të shtetit të ri të Kosovës; adresimin e problemeve të brendshme të korrupsionit dhe pabarazisë dhe adresimin e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë. Nëvojitet një vullnet i ri për sfida të reja që kemi përpara. Jam i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje! është pikërisht në lartësinë e duhur për të adresuar probleme të këtilla. Në të njëjtën kohë, brenda Lëvizjes, shohim të bashkuar mendimin dhe aksionin politik. Mendimi politik shfaqet qartë në koherencën dhe konsistencën e tij, sikundër edhe aksioni politik në qartësinë dhe synimin e tij.

“Çdo analizë, nga çfarëdo aspekti, në instancën e fundit, nuk mund të mos e reduktojë çështjen shqiptare në nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.” – do të thoshte në vitin 1992, Ukshin Hoti. Dhe i rikthehem kësaj premise për të vlerësuar ecurinë e subjekteve politike në Kosovë. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje! shfaqet si trashëguese e këtij mendimi politik. Në instancë të fundit, politika në Kosovë i adresohet çështjes shqiptare, edhe nëse ndokush syresh nuk do të donte që ta pranonte një mendim të këtillë. I adresohet jo vetëm për arsye se është një Ide, një çështje e pazgjidhur, por edhe sepse struktura gjeopolitike në rajon të kushtëzon një çështje shqiptare.

Unë sot jam 74 vjeç dhe kam zgjedhur që të shpreh mbështetjen time për Lëvizjen Vetëvendosje! edhe për shkak të një parametri tjetër, me anë të të cilit mendoj se duhet të matet politika. Unë si një intelektual e gazetar me përvojë disadekadëshe, thërras qytetarët që të mos tuten, por të votojnë për jetën e tyre, për Vetëvendosjen. Kjo është ndershmëria. Për sa kohë që ndershmëria, figurat kryesore të Lëvijes, si Albin Kurti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu etj, i ka udhëhequr në opozitë, nuk kam asnjë dyshim që të mendoj të kundërtën për në pushtet. Pushteti korrupton, është një shprehje. Por, korrupton pikërisht ata që e kanë në natyrë për të qenë të korruptueshëm. Në Kosovë mendoj se ka shqiptarë të cilët kanë për ideal me e udhëheq vendin drejt sfidave të reja që paraqiten, brenda dhe jashtë.

Është kënaqësi të shoh se tashmë, jo vetëm si program, por edhe si praktikë, me anë të kandidimit të anëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe ardhjen e grupeve të të rinjve nga Shqipëria, për të kontribuar në fushatën e fundit zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se nuk duhet ta lëmë të vetme Lëvizjen në dyfishësinë e projektit të saj: Qeverisje e mirë dhe Ideale të lartë. Dita erdhi! 

Edhe njëherë ju ftoj hapur, pa dorëza e pa diplomaci që të Votoni Lëvizjen Vetëvendosje, jo për mua, se unë kam kalur mbi 7 dekada jetë, por bëjeni këtë për fëmijët e juaj, nipat dhe mbesat e juaj, për cilësinë e për mirëqnjen tuaj.

Për popullin erdhi Dita, për hajnat erdhi Terri!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart