Ja përse të huajve në Cyrih nuk u lejohet posti i mbikëqyrësit të gjuetisë - Gazeta Express
string(74) "ja-perse-te-huajve-ne-cyrih-nuk-u-lejohet-posti-i-mbikeqyresit-te-gjuetise"

Gazeta Express

27/10/2020 8:10

Ja përse të huajve në Cyrih nuk u lejohet posti i mbikëqyrësit të gjuetisë

Gazeta Express

27/10/2020 8:10

Zyra e kujdestarit ose mbikëqyrësit të gjuetisë, vazhdon të jetë e rezervuar për qytetarët zviceranë. Kjo u vendos nga Këshilli Kantonal (Parlamenti) i Cyrihut pas një diskutimi të gjatë, shkruan SDA.

Komisioni para-këshillues donte që këtë zyrë të mund ta udhëhiqnin edhe të huajt.

Lexo Edhe:

Votimi kundër kësaj ishte më shumë se i ngushtë: 82 parlamentarë ishin në favor që të huajt me leje qëndrimi të përhershme  (Vizë C) të lejohen të ushtrojnë këtë detyrë, transmeton albinfo.ch. Dhe po kaq deputetë, pra 82, ishin kundër kësaj mundësie!

Vota që bëri ndryshimin u dha më në fund nga Presidenti i Këshillit, Roman Schmid – i cili është anëtar i SVP-së, qëndrimi i së cilës në këtë drejtim është i qartë…

Në këtë mënyrë, shtetasit e huaj nuk do të jenë në gjendje të bëhen mbikëqyrës të gjuetisë në të ardhmen, edhe nëse ata janë të kualifikuar profesionalisht.

Ndalimi i armëve për shtetet individuale, si argument

SVP e ka përshkruar si një “tendencë të bezdisshme” synimin për të pranuar të huajt në të gjitha pozitat.

“Mbikëqyrja e gjuetisë është një detyrë sovrane, sepse aty shpërndahen gjoba. Prandaj drejtuesi i zyrës duhet të jetë zviceran”.

Ekzistojnë, sipas kundërshtarëve, gjithashtu edhe probleme shumë praktike që e pamundësojnë punësimin e një të huaji në atë post, përcjell albinfo.ch. Kjo, për faktin se njerëzve nga Kosova, Serbia dhe disa shtete tjera, me ligj u ndalohet zotërimi i armëve në Zvicër.

Ashtu sikurse deri më tash, edhe në të ardhmen mbikëqyrësit e gjahut do të emërohen nga shoqatat e gjahtarëve. Por, ky emërim gjithmonë kërkon miratimin e komunës.