Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(40) "ja-cka-pritet-te-ndodhe-sot-ne-kosove-40"

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta Express

19/02/2020 7:12

Shoqata e Kirurgëve Plastikë, Rekonstruktivë dhe Estetikë e Kosovës organizon Simpozium dhe Workshop për trajtimin e plagëve. (Hotel “Emerald”, ora 08:00)

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Lexo Edhe:

Grupi për Ballkan mban konferencën “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me media”. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. (Ndërtesa e MPJD-së, ora 10:00)

Mbahet tryeza “Rruga e Dukagjinit, autostradë apo zgjerim i rrugës ekzistuese”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) bën pranimin e ofertave për shitjen e 93 aseteve përmes likuidimit numër 54. (Hotel “Grand”, dorëzimi i ofertave bëhet nga ora 10:00, kurse hapja e ofertave bëhet nga ora 12:30

Hapet ekspozita “Jeta nën qiell e najlon” me fotografi të Ridvan Slivovës. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani takon ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00, vetëm pamje)

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR organizon protestë ndaj sjelljes së avokatit Tomë Gashi. (Rr. “Rexhep Luci”, afër Kino ABC, ora 12:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, 14:15)