Ja çfarë spektakli kishte dhuruar Kobe në lojën e fundit si profesionist - Gazeta Express
string(73) "ja-cfare-spektakli-kishte-dhuruar-kobe-ne-lojen-e-fundit-si-profesionist1"

Ja çfarë spektakli kishte dhuruar Kobe në lojën e fundit si profesionist

Gazeta Express

26/01/2020 22:13

Kobe Bryant ka vdekur të dielën në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti me helikopter privat.

Sipas raportimeve, përveç atij në bord ishte edhe njëra prej katër vajzave të legjendës së basketbollit.

Lexo Edhe:

Pesë personat që ishin në bord kanë vdekur, transmeton Gazeta Express.

Kobe njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës. Bryant zyrtarizoi tërheqjen nga loja në sezonin 2015-16. Gjatë gjithë atij sezoni, tifzoët e të gjitha ekipeve e prisnin si hero në palestrat e tyre legjendën, për kontributin që i kishte dhënë sportit.

Loja e tij e fundit ishte kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Bryant arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Ai shënoi hic më pak se 60 pikë në fitoren dramatike të ekipit të tij Lakers, klub në të cilin luajti gjatë gjithë karrierës si profesionist.

Shikoni më poshtë pamjen dhe spektaklin që dhuroi Bryant në këtë ndeshje:

Kobe Bryant Final Game Highlights vs Jazz (2016.04.13) – UNREAL 60 Pts, GREATNESS!

Become a monster. The Best jumping system! TRY LIMITED EDITION: http://goo.gl/RctO1o —- All clips property of the NBA. No copyright infringement is intended. All videos are edited to follow the “Free Use” guideline of YouTube.

/Express/