Izraeli përsëri sulmon Sirinë, asnjë reagim nga Franca që ishte e zëshme në mbrojtje të Armenisë - Gazeta Express
string(95) "izraeli-perseri-sulmon-sirine-asnje-reagim-nga-franca-qe-ishte-e-zeshme-ne-mbrojtje-te-armenise"

Izraeli përsëri sulmon Sirinë, asnjë reagim nga Franca që ishte e zëshme në mbrojtje të Armenisë

Gazeta Express

25/11/2020 10:14

Ushtria siriane ka thënë se aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë kryer sulme në jug të kryeqytetit Damask të amrtën vonë.

Një agjenci lokale e lajmeve tha se sulmi erdhi nga Rrafshnalta e okupuar e Golanit, duke shtuar se nga sulmi ka pasur dëme materiale.

Lexo Edhe:

Ndryshe, Izraeli e ka pushtuar pjesën më të madhe të Rrafshnaltës së Golanit nga Siria që nga Lufta e Lindjes së Mesme e vitit 1967.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore kundër caqeve siriane, përfshirë grupet e regjimit të Asadit dhe grupet e përkrahura nga Irani.

Izraeli nuk është pjesë e ndonjë misioni ndërkombëtar paqeruajtës apo luftues në Siri dhe këto sulme i kryen në mënyrë të njëanshme, duke e shkelur sovranitetin dhe sigurinë e vendit fqinj të rrënuar nga lufta e gjatë.

Për këtë rast nuk kanë reaguar qeveritë perëndimore. Franca, e cila ishte një ndër vendet më të zëshme në mbrojtje të Armenisë, e cila nga vitet e nëntëdhjeta ka mbajtur nën kontroll disa distrikte të territorit të Azerbajxhanit, nuk ka reaguar për këto sulme.

Ministria e Jashtme e Francës disa herë ka dalë me deklarata në mbrojtje të interesave të Armenisë, që sipas një rezolute të Kombeve të Bashkuara është dashur t’i dorëzojë menjëherë territoret azere.