Izraeli paralajmëron Iranin në OKB: I keni kaluar të gjitha vijat e kuqe - Gazeta Express
string(71) "izraeli-paralajmeron-iranin-ne-okb-i-keni-kaluar-te-gjitha-vijat-e-kuqe"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 9:30

Izraeli paralajmëron Iranin në OKB: I keni kaluar të gjitha vijat e kuqe

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 9:30

Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se Irani i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe me programin bërthamor dhe u zotua se Izraeli nuk do t’ia lejojë Iranit prodhimin e armës bërthamore.

Duke folur të hënën në takimin vjetor të organizatës së rëndësishme ndërkombëtare, Bennett nuk e përmendi fare mosmarrëveshjen e gjatë me palestinezët dhe u mundua që ta portretizojë Iranin si kërcënim për sigurinë botërore.

Lexo Edhe:

Politikani izraelit tha se Irani ka bërë një hap të madh para në vitet e fundit rreth kapacitetit për prodhim bërthamor dhe aftësisë për ta pasuruar uraniumin në nivel të armëve bërthamore, duke shtuar: “Programi i Iranit për armë bërthamore është në një pikë kritike, janë kaluar të gjitha vijat e kuqe.”

Kryeministri i krahut të djathtë, i cili i dha fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut, dëshiron që presidenti amerikan, Joe Biden, të ketë qëndrim më të ashpër kundër Iranit, armik rajonal i Izraelit, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Ai është kundër përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit e fuqive botërore. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte larguar Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje më 2018. Ky veprim e nxiti Iranin që t’i shkelte pikat e marrëveshjes.

Pas gjashtë rundeve të bisedimeve të tërthorta mes ShBA-së e Iranit këtë vit në Vjenë të Austrisë, ato u pezulluan në qershor, kur Ebrahim Raisi u zgjodh president i ri i Republikës Islamike.