Izraeli e ka përgjuar Donald Trumpin, e konfirmojnë tre ish-zyrtarë


Gazeta Express
12 Shtator 2019 18:37

Izraeli mund të ketë vendosur pajisje përgjimi të telefonave celularë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe objekteve të tjerë të “ndjeshmërisë së lartë” në kryeqytetin amerikan gjatë dy viteve të fundit.

Në këtë përfundim del një raport i “Politico”, i cili citon tre ish-zyrtarë të lartë amerikanë.

Pajisjet në miniaturë imitonin kullat e telekomunikacionit për të mbledhur informacion, përfshirë këtu dhe përmbajtjen e telefonatave.

Sipas site-t, qeveria amerikane doli në përfundimin se operativët izraelitë ka shumë të ngjarë t`i kenë vendosur ato për të spiunuar Donald Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë akuzat si një “gënjeshtër të paturp”, duke sqaruar se shteti hebre ka një angazhim afatgjatë “për të mos u përfshirë në ndonjë operacion inteligjence në SHBA”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart