Izmaku: Marrëveshja me LVV-në në “ajër” duhet të ulemi në tavolinë për krijimin e shumicës - Gazeta Express
string(87) "izmaku-marreveshja-me-lvv-ne-ne-ajer-duhet-te-ulemi-ne-tavoline-per-krijimin-e-shumices"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:51

Izmaku: Marrëveshja me LVV-në në “ajër” duhet të ulemi në tavolinë për krijimin e shumicës

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:51

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se duhet një marrëveshje politike për krijimin e shumicës parlamentare.

Ajo ka thënë se asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhbllokojë situatën nëse nuk ka marrëveshje politike.

Izmaku ka thënë se për këtë paritë politike duhet t’i kthehen tavolinës së bisedimeve.

“Në fund duhet të ulemi në tavolinë dhe të ketë marrëveshje politike. Unë si deputete nuk pres që një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka më sjellë marrëveshje politike. Duhet të kthehemi në tavolinë politike, subjektet politike duhet të bisedojnë për krijimin e mazhorancës”, ka thënë ajo në teve1.

Izmaku ka thënë se mbesin të gatshëm për bisedime dhe bashkëpunim me Vetëvendosjen, por deri më tash sipas saj nuk ka diçka të re dhe marrëveshje me VV është në “ajër”.

“Nuk ka ndonjë zhvillim të ri , qëndrimet tona janë të njëjta. Kemi mbetur aty se nuk ka biseda të reja. Nisma normalisht që është e gatshme dhe me vendimin e ri do t’i përgjigjemi ftesës në Kuvend dhe do të votojmë. Derisa nuk ka propozim të ri qëndrojnë në atë pjesë të ‘ një marrëveshje në ajër’”, ka thënë ajo

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit për seancën konstituive ka dhënë afat 30 ditë për konstituimin e Kuvendit dhe kthim në votim të hapur.