Izair Emini negativ në testin për COVID-19, mesazhi i Ismet Munishit - Gazeta Express
string(67) "izair-emini-negativ-ne-testin-per-covid-19-mesazhi-i-ismet-munishit"

Gazeta Express

25/05/2020 17:58

Izair Emini negativ në testin për COVID-19, mesazhi i Ismet Munishit

Gazeta Express

25/05/2020 17:58

Izair Emini është shëruar.

Futbollisti i vetëm i Superligës së Kosovës, i cili doli pozitiv me COVID-19, Izair Emini, është shëruar.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar vet sulmuesi i Dritës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky lajm e ka gëzuar edhe trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin, i cili ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Lajmë shumë i mirë nga Izair Emini , pasi ne testimin e dyt doli negativë. Izairit dhe Drites punë të mbarë. Ne jemi rival ne fushë por jashtë saj jemi sportist e miq. Dhashte Zoti i madhë që mos të kemi asnji rast më”, shkroi ai.

Ekipet e Superligës tashmë kanë nisur stërvitjet për t’u përgatitur për rinisjen e sezonit të IPKO Superligës, që parashikohet të ndodhë në ditët e para të qershorit. /Gazeta Express/