Ivanovski: Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta thyejë parimin e sundimit të së drejtës dhe të mbrojë krimin - Gazeta Express
string(103) "ivanovski-gjykata-kushtetuese-nuk-duhet-ta-thyeje-parimin-e-sundimit-te-se-drejtes-dhe-te-mbroje-krimin"

Ivanovski: Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta thyejë parimin e sundimit të së drejtës dhe të mbrojë krimin

Gazeta Express

29/11/2019 14:44

Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11-a të Ligjit për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016, mund të nënkuptojë thyerje të parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik”, ka thënë për Medial, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

Gjykata Kushtetuese të mërkurën vendosi të ngrit procedurë ndaj iniciativës së ngritur nga neni 11-a i cili mundëson presidenti i shtetit të tërheq tashmë vendimin e miratuar për amnisti. Kjo praktikisht do të nënkuptonte se do të aktivizoheshin amnistitë masive dhënë nga ish presidenti Gjorge Ivanov për procedura të dyshuara të PSP-së, ndërsa pastaj nën presion të opinionit i tërhoqi, përcjell Gazeta Express-Maqedoni.

Lexo Edhe:

“Gjykata Kushtetuese duhet të kuptojë se shteti juridik ndërtohet sipas parimit të sundimit të së drejtës dhe se nuk duhet të bie në ndikimin e çfarëdo presioni politik, apo të thyejë parimin e sundimit të së drejtës ose të shkatërrojë vetë shtetin juridik. Të gjithë e dimë se çka është pasojë e reagimit të tanishëm të Gjykatës Kushtetuese. Iniciativë secili mund të ngrit, por që t’i jepet legjitimitet asaj nisme dhe të ngritët procedurë, mendoj se këtu niset nga aspekti i mbrojtjes së krimit, të mbrohen kriminelët dhe se është në funksion të përgjegjësisë për krimin”, ka thënë Ivanovski.

Sipas tij, çështjet që trajtohen me dispozitën e kontestuar të ligjit që në thelb është e nenit 11-a, kanë qenë të qarta që kur ish presidenti Ivanov solli vendim pa asnjë bazë ligjore, pasi është thirrur në një dispozitë të ligjit e cila ishte shfuqizuar nga vetë Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese, thekson ish kryetari, duhet të gjejë forcë dhe të kuptojë se raporti i tillë ose parashikimi i Kushtetutës dhe aplikimit të saj, mund të nënkuptojë rrënim të themeleve të shtetit juridik dhe kthimit faktik të kriminalitetit.

Edhe pse në shpjegimin, gjykatësit kushtetues thirren në parimin e sundimit të së drejtës, Ivanovski paralajmëron se duhet pasur kujdes, dhe nëse dikush e kupton fjalë për fjalë dhe dëshiron ndonjë mbulim që ta thyejë si parim, “atëherë ai është grindur me drejtësinë”.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot e ka ftuar Kuvendin të jep interpretim autentik për nenin 11 të Ligjit për amnisti me qëllim, që siç thuhet, “të pengohen tentimet e përditshme të llojit të ndryshëm për shmangien e drejtësisë dhe sigurimit të mosndëshkimit për vepra serioze penale”