Ivanka stërvitet për t’u bërë si Donald Trump - Gazeta Express
string(44) "ivanka-stervitet-per-tu-bere-si-donald-trump"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 13:16

Ivanka stërvitet për t’u bërë si Donald Trump

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 13:16

Pas transferimit nga Uashingtoni në Florida, Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i shfrytëzojnë më së miri ditët e ngrohta të shtetit jugor amerikan.

Së fundmi, vajza e ish-presidentit Donald Trump u fotografua duke shpalosur talentin në golf, në fushën në pronësi të babait të saj në Majami, “Trump National Doral”.

Lexo Edhe:

Edhe Trump mbërriti aty të mërkurën pak minuta pas së bijës, por nuk luajti bashkë me ta.

Kompleksi sportiv, i blerë nga Trump për 150 milionë dollarë në shkurt 2021, është 90 minuta larg rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago, ku tashmë po jeton bashkë me Melanian dhe djalin e tyre Barron.

Ndërsa Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Trump gjatë katër viteve në detyrë, jetojnë në një prej zonave më luksoze të Majamit, buzë oqeanit. Përgjatë javëve të fundit ata kanë shijuar motin e ngrohtë të Floridës.

Prania e tyre në klubin sportiv mund të jetë e lidhur edhe me përpjekjet për ta rigjallëruar pas goditjes që ka marrë për shkak të pandemisë. “Bloomberg” raporton se xhiro vjetore e resortit në vitin 2020 është pakësuar me 30 milionë dollarë krahasuar me vitin 2019.