“Iu bashkova Real Madridit, jam njeriu më i lumtur në botë”


Gazeta Express
12 Qershor 2019 19:28

Juka Jovic thotë se është njeriu më i lumtur pasi iu bashkua Real Madridit nga Frankfurti gjatë afatit kalimtar veror. Ai u prezantua sot si lojtari më i ri i gjigantit spanjoll.

Para se të prezantohej, 21-vjeçari e vizitoi muzeun me trofe të Real Madridit, i cili mban 13 trofe të Ligës së Kampionëve. Më pas, ai shkeli edhe në fushën e Santiago Bernabeut, transmeton Gazeta Express.

Ai u shpreh shumë i lumtur që tani është lojtar i Real Madridit.

“Jam njeriu më i lumtur në botë pasi kam nënshkruar kontratë me një klub kaq të madh”, tha Jovic.

“Do të jap gjithçka nga vetja për ta ndihmuar Real Madridin të fitojë trofe”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart