Italianët ua nxjerrin inatin kinezëve, i rrahin dhe i fyejnë publikisht - Gazeta Express
string(70) "italianet-ua-nxjerrin-inatin-kinezeve-i-rrahin-dhe-i-fyejne-publikisht"

Italianët ua nxjerrin inatin kinezëve, i rrahin dhe i fyejnë publikisht

Gazeta Express

26/02/2020 8:55

Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin e tyre, italianët po fyejnë dhe diskriminojnë kinezët të cilët jetojnë po ashtu në Itali.

“Unë kam më shumë frikë nga njerëzit se nga koronavirusi. Ka shumë diskriminim ndaj nesh vetëm nga të qenurit kinez. Dhe do të përkeqësohet nëse bashkësia ime nuk vendos të raportojë një herë e përgjithmonë”, ka thënë një qytetar kinez.

Lexo Edhe:

Në fakt, qytetarët kinezë preferojnë të ulin kokën dhe të heshtin, ata kanë frikë nga hakmarrja dhe ndjehen “mysafirë” në Itali, një vend që në të vërtetë është edhe i tyri (pasi shumë prej tyre kanë banuar në territorin italian për më shumë se 20-30 vjet).

Rasti i parë i racizmit që raportohet është ai që ndodhi në mbrëmjen e 24 shkurtit, në një furnizim me benzinë në Cassola, në provincën e Vicenza, në rajonin Veneto, ku Zhang, një burrë me origjinë kineze, u godit me shishe nga një 30-vjeçar italian, vetëm pse ishte kinez.

Rasti i dytë ndodhi në 23 shkurt, kur në dyqan në Itali, një grua, duke shtyrë karrocën tha: ”Pse dilni jashtë dhe vazhdoni të infektoni njerëzit?”

Rasti i tretë, ka protagoniste Valentinën, një vajzë me origjinë kineze, e cila siç shpjegon ishte në supermarket me nënën e saj kur ajo u fye nga një grua me dy fëmijë që e ndiqnin.

“Nëna u bërtiti fëmijëve të mbulonin hundët dhe gojën. Pastaj, sa herë që shiheshin me njëri-tjetrin në departamente, ata ktheheshin mbrapsht dhe menjëherë ndryshonin drejtim”, ka treguar Valentina.

Dhjetëra raste të racizmit janë regjistruar muajt e fundit: nga fyerjet tek një vajzë 19-vjeçare e cila pështyu në çiftin kinez në Venecia, nga 13-vjeçari i fyer gjatë lojës, sepse ishte kineze e tek fëmija i sulmuar në Bolonjë. Dhe këto janë vetëm disa nga rastet e dokumentuara të racizmit.

Rreziku është se ka shumë të tjerë që kurrë nuk janë raportuar./tch