Italia vazhdon me fitore, e pamposhtur në grupe


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:51

Italia ka shënuar fitoren e katër me radhë në Grupin J, kësaj radhe kundër Bosnje Hercegovinës për të vazhduar ecurinë e fitore, nga katër ndeshje katër fitore

Italia po i tregon dhëmbët në këto eliminatore duke mos i lënë asgjë rastësisë dhe duke mos dashur ta përsëritë kampanjën negative që përcolli italianët për në Botërorin Rusia 2018.

Sonte ata në stadiumin e Juventusit kanë mposhtur Bosnje Hercegovinën me rezultat 2-1 për të arritur në kuaotën e 12 pikëve.

Të parët që shënuan ishin boshnjakët në minutën e 32-të pas një kundërsulmi klasik.

Italianët reaguan në pjesën e dytë, ku Insigne shënon një super gol në minutën e 49-të pas një skeme të përgatitur nga italianët.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën 86 nga Marco Varratti pas një asistimi të bukur nga Isigne.

Me këtë fitore, Italia prinë me 12 pikë, pasohet nga Finlanda me 9 pikë, Armenia me 6, Greqia me 4, Bosnja me 4. Të fundit janë Lihtenshtajni me 0 pikë. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart