Italia, shteti me nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri në BE - Gazeta Express
string(68) "italia-shteti-me-nivelet-me-te-larta-te-mbijeteses-nga-kanceri-ne-be"

Italia, shteti me nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri në BE

Gazeta Express

29/01/2020 22:32

Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, Italia ka nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri, pesë vjet pas diagnozës në BE.

Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për kancerin e prostatës është 90%, krahasuar me një mesatare 87% të BE-së, ndërsa shkalla për kancerin e gjirit është 86%, krahasuar me një mesatare europiane 83%, sipas profilit të Italisë për gjendjen shëndetësore në BE, që u prezantua në Bari.

Lexo Edhe:

Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 64%, katër pikë më e lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa ajo për kancerin e mushkërive është 16%, krahasuar me 15% për Europën në tërësi.