Italia përgatitet për hapjen e shkollave në shtator - Gazeta Express
string(51) "italia-pergatitet-per-hapjen-e-shkollave-ne-shtator"

Italia përgatitet për hapjen e shkollave në shtator

Gazeta Express

07/08/2020 13:13

Italia, epiqendra më e madhe e shpërthimit të koronavirusit në Evropë, ka përdorur një regjim agresiv të testimeve dhe përdorimit të maskave për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë, shkruan CNN

Por, derisa fëmijët po përgatiten të kthehen nëpër klasa, shumë shkolla kanë filluar përgatitjet e nevojshme.

Lexo Edhe:

Tanimë dihet se distancimi social është kryesor për të parandaluar përhapjen e virusit. Mirëpo, shumica e shkollave italiane funksionojnë me banka dhe ulëse të gjera, ku ulen një numër më i madh nxënësish.

Për të ndryshuar këtë, ministria e arsimit së fundmi ka shpallur tender në mbarë Evropën për të siguruar tre milion banka të ndara për në shtator.

Së shpejti pritet që të gjitha shkollat të pajisen me banka të veçanta për çdo nxënës, në mënyrë që të mundësohet mësimi nga shkollat por me distancim në mes të nxënësve. /Gazeta Express