Italia, ndaras nga Quinti mbështet plotësisht heqjen e reciprocitetit - Gazeta Express
string(70) "italia-ndaras-nga-quintii-mbbeshtet-plotesisht-heqjen-e-reciprocitetit"

Italia, ndaras nga Quinti mbështet plotësisht heqjen e reciprocitetit

Gazeta Express

06/06/2020 13:58

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se pajtohet plotësisht me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak sa i përket vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ambasad italiane ka deklaruar se me vendimin për heqjen e reciprocitetit është një hap përpara për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Italia plotësisht pajtohet me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të inkurajojë rifillimin e shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën mbikqyrjen e BE’së. Ne qëndrojmë të gatshëm për të përkrahur Kosovën dhe Serbinë në përpjekjet e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë në Kosovë për të hequr masat e fundit të reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për të rinisur dialogun e drejtuar nga BE’ja tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në tavolinën e negociatave pa vonesa”, ka shkruar Lajcak.

Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nga sot kanë hequr të gjitha pengesat për dialog me Serbinë dhe për një kohë të arsyeshme dhe presin që edhe Serbia të heq pengesat për dialog.

“Kemi marrë vendim të rëndësishëm sot duke i hequr pengesat e dialogut, ne presim që të njëjtën gjë të shohim edhe nga pala Serbe dhe t’i japim frymë dialogut”, tha Hoti.