Italia mirëpret heqjen e taksës: Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt - Gazeta Express
string(71) "italia-mirepret-heqjen-e-takses-dialogu-duhet-te-rifilloje-sa-me-shpejt"

Gazeta Express

02/04/2020 10:58

Italia mirëpret heqjen e taksës: Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt

Gazeta Express

02/04/2020 10:58

Ambasadori italian ne Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter se Italia e mirëpret heqjen e tarifave 100% nga ana e Kosovës dhe se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur.

Ai ka shkruar gjithashtu se çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut.

Lexo Edhe:

“Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i mbikëqyrur nga BE-ja duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirusit kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”, ka thënë ambasadori italian në Kosovë./GazetaExpress/