Italia merr pikët e para në kualifikimet për “Euro 2024”, mposht Maltën - Gazeta Express
string(68) "italia-merr-piket-e-para-ne-kualifikimet-per-euro-2024-mposht-malten"

Sport

Gazeta Express

26/03/2023 22:47

Italia merr pikët e para në kualifikimet për “Euro 2024”, mposht Maltën

Sport

Gazeta Express

26/03/2023 22:47

Italia ka regjistruar fitoren e parë në këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas humbjes ndaj Anglisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit triumfuan sonte në udhëtim kundër Maltës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin nacional “Ta’Qali” përfundoi me rezultatin e pastër, 0:2.

Të dy golat e fitores për “Azzurrët” u shënuan në pjesën e parë.

Mateo Retegui (15’) dhe Matteo Pessina (27’) ishin autorët e golave të fitores.

Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e tyre e dytë në Grupin C, aty ku prin Anglia me gjashtë pikë.

Italia pas kësaj fitore ka tre pikë dhe tani renditet e dyta, por me pikë të njëjta me Maqedoninë e Veriut që ka një ndeshje më pak.

Malta është në pozitën e fundit dhe pa pikë. /Gazeta Express/